Vogëlushja bionde që nuk e pëlqente veten derisa pa Xhemi Shehun, merr surprizën e bukur në program

Në programin “Dua të të bëj të lumtur”  surpriza e rradhës ishte rezervuar për një vajzë të vogël e cila quhej Ajsi. Ajo ishte vetëm 6 vjeç por i pëlqente tepër bota e spektaklit. Kur kishte qenë më e vogël dëshironte që t’i ngjante mamasë së saj, Arjolës në çdo aspekt.

Ajsi e imitonte atë por ajo në një moment kuptoi që nuk i ngjante nga pamja fizike. Kjo gjë e kishte mërzitur shumë atë dhe një natë kur po shikonin “Portokallinë”, mamaja e saj i kishte thënë që i ngjante shumë Xhemit.

Ajsis e kishte pëlqyer shumë Xhemin dhe që atëherë ajo kishte dashur që t’i ngjante asaj. Kur Portokallia me turneun e saj në të gjithë Shqipërinë kishte ndaluar edhe në Berat, Ajsisi me mamanë e saj kishin takuar Xhemin.

Një takim i cili kishte qenë i pabesueshëm për Ajsin. Për herë të parë kishte takuar idhullin e saj dhe kishte bërë foto. Që nga ajo ditë, Ajsi thoshte që Xhemi Shehu ishte shoqja e saj e ngushtë.

Mamaja e Ajsit kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar asaj që të bëhej një fëmijë më i bindur. Që Arjola të bindej se Ajsi do të ndryshonte i kërkoi që të mbante disa premtime. Një ndër këto premtime ishte edhe ngrënia e gjellës me speca dhe patëllxhanë. Gjellë të cilën Arbana e solli në studio për të parë nëse Ajsi do ta mbante premtimin e bërë.

Surpriza që Arjola kishte menduar për Ajsin ishte ritakimi me moderatoren e “Portokallisë”, Xhemi Shehun. Ajo zbriti nga shkallët me disa tollumbace në dorë. Në momentin që Ajsi pa Xhemin vrapoi drejt saj për ta përqafuar. Pjesën tjetër të premtimeve që mamaja i kishte kërkuar, Ajsi i bëri në praninë e Xhemit.