Orinda i liston 10 gjërat që nuk pëlqen tek ai, ndërsa Aurela Gaçe e bën të përjetojë emocione të forta… Ja çfarë i ndodhi Turjan Hyskës

Surpriza e fundit për Turjan Hyskën në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte bashkëshortja e tij, Orinda Huta. Ajo i kishte shkruar një letër në të cilën kishte përmendur 10 gjëra të cilat Orinda nuk pëlqente tek ai.

Pavarësisht gjërave që nuk pëlqente ajo iu drejtua Turit me këto fjalë: “Unë të dua shumë! E di që bashkë kemi vallëzuar dhe do të vallëzojmë gjatë gjithë jetës, sepse unë dua të vallëzoj vetëm me ty”.

Në momentin kur të gjithë menduan se surprizat kishin mbaruar, Arbana Osmani kishte rezervuar dhe një surprizë të fundit për Turin. Ajo kishte ftuar këngëtaren Aurela Gaçe të cilën ai e vlerëson shumë, madje është shprehur se ndihet krenar që jeton në epokën e Aurela Gaçes.

“Kur mua më erdhi ftesa për të të bërë ty të lumtur vetëm për një moment, unë e pranova me gjithë dëshirë sepse doja të të ktheja ato emocione dhe ndjenja që më ke dhënë kur ke shkruar dhe folur për mua”,- ishin fjalët me të cilat Aurela iu drejtua Turit .