Oni Pustina rikthehet në rolin e postierit, Arbana Osmani e zgjedh për…

Programi ”Dua të të bëj të lumtur” pas shumë javëve trasmetim, mbrëmjen e sotme përmbylli me sukses sezonin e tij të dytë. Përveç personazheve të famshëm si Kida, Armando Sadiku dhe Ylli Limani, pjesë e kësaj puntate ishte edhe modeli e aktori i famshëm shqiptar, Oni Pustina.

Edhe pse prej shumë vitesh ai është shkëputur nga ekrani, e pranoi pa hezitim ftesën e Arbana Osmanit për të qenë pjesë e programit.

Për të mos zbuluar surprizën, moderatorja Arbana Osmani kishte zgjedhur Oni Pustinën, që t’i dërgonte ftesën stafit të saj, të cilët nuk e dinin se kush i kishte ftuar në program. Nuk është hera e parë që e shohim Onin në këtë pozicion pasi disa vite më parë ai ka qenë pjesë e programit “C’è posta per te” të Maria De Filipit. I gjithë stafi mbeti i surprizuar kur panë që ftesën ia dorëzoi ai personalish