Motra refuzon të takojë motrën pas 13 vitesh

Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e Entelës, zonjës nga qyteti i Vlorës që prej 13 vitesh nuk e kishte takuar familjen e saj. Entela u bë pjesë e programit prej djalit të saj, Kristi, i cili dëshironte ta bënte atë të lumtur dhe ta  bashkonte me familjen e saj.

Motra e Entelës, Albana edhe pse nuk e dinte se kush e kishte ftuar erdhi në studio. Momenti kur të dyja motrat panë njëra-tjetrën pas 13 vitesh shkaktoi lot në studio. Entela mori guximin dhe i kërkoi falje Albanës edhe pse ajo thoshte se nuk e dinte arsyen pse familja i qëndronte larg. Por Albana u përgjigj se ajo e dinte arsyen dhe se falje duhet t’i kërkonte prindërve dhe jo asaj.

Pavarësisht përpjekjeve të Arbanës dhe reagimit të publikut, ajo refuzoi ta takonte Entelën.