“Mami im ka 13 vite pa takuar familjen”, vogëlushi tenton ribashkimin e të ëmës me gjyshërit dhe tezet

Një nga historië që u trajtua në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte historia e Entelës dhe familjes së saj. Entela kishte 13 vite pa i takuar ata. Gjithçka kishte nisur kur ajo ishte martuar dhe më pas ishte divorcuar. Familja e saj nuk kishte pranuar që pas divorcit ajo të jetonte me ta dhe kështu Entela ishte detyruar të merrte shtëpi më vete.

Më pas ajo u njoh me dikë tjetër dhe u martua me të. Nga kjo martesë Entela pati dy fëmijë, Kristin dhe Markon. Pas 8 vitesh ajo ishte divorcuar  me bashkëshortin e dytë pasi ai pinte dhe ishte i dhunshëm. Edhe pse Entela ishte bërë nënë, mamaja e saj nuk kishte shkuar për ta takuar dhe as për t’i  njohur nipërit.

Kristi dhe Marko nuk i kishin takur asnjëherë gjyshërit e tyre edhe pse ata jetojnë në të njëjtin qytet. Jo vetëm gjyshërit, por edhe pjesën tjetër të familjes të mamasë së tyre. Kjo për shkak se nëna e Entelës nuk i lejon që të kenë kontakte.

Ishte Kristi, ai që kishte ftuar mamanë e tij në programin “Dua të të bëj të lumtur” për ta bashkuar atë me familjen e saj dhe pse jo për të njohur gjyshërit dhe tezet.

Arbana Osmani kishte dërguar dy ftesa drejtuar gjyshërve dhe tezes së Kristit, Albanës. Ftesës iu përgjigj vetëm tezja pasi gjyshërit nuk kishin mundësi që të vinin për arsye shëndetësore.

Në momentin që u hap zarfi, Albana mbeti e shtangur dhe uli kokën duke pohuar që ishte motra e saj, me të cilën kishte 13 vite pa u takuar. Kristi i kërkoi tezes së tij që ajo të fliste me Entelën sepse kështu të dyja do të ishin tepër të lumtura. Më pas Arbana e pyeti Albanën nëse ajo dëshironte që të dëgjonte mesazhin e tyre. Ajo u përgjigj: “Po”.

Arbana i kërkoi Kristit që të linte studion dhe të shkonte në prapaskenë sepse këto biseda i takonin të rriturve. Motrat patën një komunikim të gjatë në studio, por në fund ato nuk e përqafuan njëra-tjetrën