Kolegët i zbulojnë sekretet Xhemit, ja fobia më e madhe e moderatores

Xhemi Shehu ishte e ftuar surprizë për Ajsin e vogël në programin “Dua të të bëj të lumtur”, por ajo nuk e kishte menduar që Arbana Osmani i kishte përgatitur dhe asaj disa surpriza. Arbana e ftoi Xhemin që të ulej dhe të shikonte se kush ndodhej në anën tjetër të ekranit. Kur zarfi u hap nuk ishte një person, por ishin disa. Xhemi mbeti e habitur kur pa aktorët e formatit më të dashur të së dielës mbrëma, “Portokalli”.

Momente humori pati kur aktorët filluan të kujtonin ngjarjet që i kishin ndodhur atyre në turnetë që “Portokallia” kishte zhvilluar gjatë përiudhës së verës. Secili prej aktorëve tregoi nga një situatë për të qeshur që i kishte ndodhur me Xhemin. Gjithashtu ata zbuluan ushqimin e preferuar të Xhemit, pilafin.

Njëra prej aktoreve që nuk mundi të ishte prezente në program, Renada Caci ose siç e njohin të gjithë “Luzja”, i kishte përgatitur një pako Xhemit në të cilën ndodheshin kuti shkrepsesh. Ajo zbuloi që i kishte fobi shkrepset që kur kishte qenë e vogël. Madje nuk kishte dëshirë që t’i thoshte dhe emrin e jo më që t’i prekte me dorë.

Në fund aktorët e Portokallisë i shprehën Xhemit mirënjohjen e tyre dhe thanë që: “Xhemi është një shoqe me shkronja kapitale, një profesionste e vërtetë e cila nuk bën kompromise me punën”.