Gaz Paja vjen të surprizojë djalin, por surpriza që merr nga Arbana Osmani e lë pa fjalë

Arbana Osmani i dha mundësinë Brendonit që të bënte një audicion për të zëvëndësuar Gaz Pajën në rolin e “Melamin Beratit”. Ndërkohë që ai performonte në studio hyri Gazi, nën petkun e personazhit të “Melamin Beratit”. Brendoni u surprizua shumë kur pa që përballë kishte Melaminin e vërtetë.

Gazi për të mbështetur Brendonin që të ndjekë ëndrrën e tij për t’u bërë aktor i dha këtë mesazh: “Duhet të mbash mend disa gjëra që të jesh një aktor i suksesshëm. Mua këto m’i ka thënë i madhi Kadri Roshi kur kam qenë pak më i madh se ti. Për të qenë një aktor i suksesshëm duhet të jesh aktor i mirë, i zgjuar, por mbi të gjitha një djalë i mirë. Prandaj unë të uroj fat!”.

Por siç dihet edhe personazhet e famshëm që surprizojnë dikë, nuk shpëtojnë pa pasur një kundra surprizë. Arbana Osmani kishte rezervuar një surprizë për Gaz Pajën, përmes një pakoje e cila kishte ardhur nga Greqia.

Ajo që emocionoi më shumë Gazin ishte letra e shkruar nga motra e tij e cila fliste për kujtimet e bukura që ata kishin kaluar me njëri-tjetrin. Gazi mendonte se motra ndodhej akoma në Greqi, por nga ana tjetër e ekranit ndodhej një dhuratë e madhe e paketuar brenda së cilës ndodhej  motra e Gazit.

Ai u surprizua shumë kur pa Nikoletën dhe u shpreh se ishte ajo që i zgjidhte çdo problem që kishte