E mbani mend festën surprizë për Xhemin? Arbana organizon ditëlindjen e moderatores për herë të dytë dhe i sjell surprizë…

Surprizat nuk kishin të mbaruar për moderatoren e “Portokallisë”, Xhemi Shehu. Mikesha e saj e ngushtë, në të njëjtën kohë drejtuesja e programit “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani i riorganizioni festën surprizë për ditëlindje.

Nga biseda midis dy moderatoreve u zbulua se Xhemi e kishte ditëlindjen më 4 janar dhe pavarësisht përpjekjeve për t’i organizuar një ditëlindje të madhe, Arbana nuk ia kishte dalë mbanë… Kjo për shkak se ditëlindja e saj përkon me nisjen e vitit dhe shumë prej miqve kishin qenë jashtë, përfshirë edhe Genën, këngëtarin e preferuar të Xhemit, i cili ndodhej në Amerikë atë kohë.

Për këtë arsye Arbana i organizoi ditëlindjen në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Nuk kishin si të mungonin torta dhe fishekzjarret.

Në këtë moment Xhemi mendoi se surprizat mbaruan, por ditëlindjes iu bashkua Gena, i cili krijoi një atmosferë fantastike.

Gjatë kohës që Gena po këndonte në studio u futën edhe aktorët e Portokallisë, të cilët filluan të kërcenin. Surpriza e fundit, por jo nga rëndësia ishte vetë Eno Popi, shoku i saj më i ngushtë. Ai hyri në studio me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq.

Në fund Arbana i falenderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe Xhemi theksoi: “Sot unë kuptova se nuk ka rëndësi se kur e keni ditëlindjen, por se ku dhe me kë e festoni atë. Për mua kjo ishte ditëlindja më e bukur”.